|
SHERBIMET QË OFRON MBPZHR NDAJ QYTETARIT, BIZNESIT DHE INSTITUCIONEVE TJERA NË LAMIN E PYLLTARISË
Departameni i pylltarisë në kuadër të MBPZHR ofron shumë shërbime, si ndaj qytetarëve ashtu edhe ndaj bizneseve dhe institucioneve tjera relevante në Kosovë.

DEPARTAMENTI I PYLLTARISË (DP), ËSHTË PËRGJEGJËS PËR:
• Hartimin dhe Zhvillimin e Politikave Pyjore
• Hartimin e Ligjeve dhe akteve nënligjore që rregullojnë lëmin e Pylltarisë
• Zhvillimin e Politikave Menaxhuese me Kafshë të Egra dhe Ekoturizëm
• Zhvillimin e sistemit të Arsimimit, Trajnimit dhe Këshillimit nga lëmia e Pylltarisë
• Bën mbikqyrjen dhe implementimin e Ligjit dhe akteve nënligjore të cilat kanë të bëjnë me Pylltarinë
• Harton planet vjetore nga lëmia e prodhimtarisë së fidaneve klasike dhe industriale
• Shqyrton dhe kontrollon programe për kujdesin dhe ngritjen e pyjeve natyrore dhe artificiale
• Shqyrton dhe jep pëlqimin për aprovim të planit vjetor të menaxhimit me Pyje
• Mbikqyrë implementimin e planeve menaxhuese të Pylltarisë, Gjuetisë, Ekoturizmit dhe resurseve tjera natyrore
• Bën monitorimin dhe inspektimin e të gjitha punëve në Pylltari, Gjueti dhe Ekoturizëm
• Përgatit dhe propozon Projekte nga Fusha të ndryshme të Pylltarisë,Gjuetisë dhe Ekoturizmit
• Organizon dhe mbikëqyrë Pyllzimet e pyjeve të degraduara dhe tokave pyjore të zhveshura, erozive etj
• Bën Monitorimin dhe Kontrollimin e Pyjeve
• Organizimin dhe mbajtjen e Trajnimeve,Këshillimeve, etj,,,,,,, nga lëmia e Pylltarisë
• Lëshon Licenca (leje) për ushtrimin e veprimtarisë në Pylltari ( shfrytëzim të pyjeve dhe produkteve tjera drunore,fidanet ), për prodhuesit, përpunuesit dhe tregtuesit
• Bën Licencimin e përpunuesve primar të produkteve drunore
•Mbledh të dhënat për gjendjen shëndetësore të pyjeve dhe i propozon masat mbrojtëse për pyje, toka pyjore, kafshë të egra dhe ekoturizëm
• Venë kontakte me organizatat donatore dhe koordinon aktivitetet trajnuese, edukative me sektorët tjerë
• Merrë pjesë në takimet kombëtare dhe ndërkombëtare, seminare dhe Konferenca
• Mbikqyr implementimin e Konventave Rajonale, Europjane dhe Botërore.
QËLLIMET E DEPARTAMENTIT TË PYLLTARISË JANË:
Ruajtja e tërësishme e pyjeve dhe tokave pyjore, zhvillimi i fondit pyjorë për funksionimin e tij ekologjikë, shoqëror dhe ekonomik që nënkupton ruajtjen dhe rritjen e vlerave të veqanta në rezervat e ujit, pastrimit të atmosferës, pjellorisë së tokës, pejsazhit, agro-turizmit dhe infrastrukturës. Nëpërmes kontrollimit të ç'frytëzimit të lëndës drusore e cila nuk mund të jetë më e madhe se 70 - 80 % e shtimit vjetor të masës drusore, aplikohet qëllimi kryesor i menaxhimit të qëndrueshëm me Pyje Departamenti punon në sigurimin e balancit në mes të interesave të gjithë shoqërisë dhe interesave të personave fizik dhe juridik që kanë të bëjnë me lëmin e Pylltarisë.
Kontakti:
|
Personi kontaktues:
|
|
|
|
Tel:
|
|
(038) 211 817
|
CENTREX: |
|
38 400
|
|
E-mail:
|
| hysen.abazi@ks-gov.net |
|