MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Radulovic vizitoi fermerët në fshatin Bërnicë dhe Gracë

17.04.2024

Prishtinë, 17 prill – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Lazar Radulovic ka vizituar fermerët në fshatin Bërnicë të Poshtme të Komunës së Prishtinës dhe ata në fshatin Gracë të Komunës së Vushtrrisë, ku nga afër është njohur me veprimtaritë bujqësore që zhvillohen në këto fshatra.

Në fshatin Bërnicë të Poshtme vizitoi fermën e familjes Milicevic, të cilët merren me kultivimin e 51 hektarëve tokë bujqësore, ku kultivojnë me përkushtim të madh kulturën e misrit, grurit dhe patates.

Ndërkaq, në fshatin Gracë zëvendësministri vizitoi familjen e fermerit Ristic, i cili në tokën e tij prej 8 hektarësh kultivon kulturën e patates.

Me këtë rast, zëvendësministri Radulovic duke parë vullnetin, punën dhe përkushtimin e fermerëve të vlefshëm ndaj punës, tha se çdo investim i MBPZhR-së është i destinuar për të mbështetur fermerët e merituar. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31