Divizioni për paralajmërimin e hershëm të sëmundjeve dhe dëmtuesve
Detyrat dhe pёrgjegjësitё e Divizionit për paralajmërimin e hershëm të sëmundjeve dhe dëmtuesve, janë:
1. Përgatit planet strategjike për paralajmërimin e hershëm të sëmundjeve dhe dëmtuesve;
2. Përcjell sëmundje dhe dëmtuesit në tërë Rajonin Vreshtar të Republikës së Kosovës;
3. Grumbullon të dhënat sistemimin dhe njoftimin e fermerëve, kompanive dhe institucioneve shkencore;
4. Koordinon dhe bashkëpunon me institucionet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor MMPH gjegjësisht Institutin Hidrometeorologjikë të Kosovës;
5. Përgatitë dhe shpërndan raporte për paraqitjen e sëmundjeve dhe dëmtuesve dhe i përcjellë palëve me interes;
6. Krijon kushte për trajnime dhe ngritje të kapaciteteve humane në identifikim, paralajmërim të hershëm për sëmundjet dhe dëmtuesve;
7. Së bashku me departamentet tjera në Ministri punon në hartimin e materialeve informative.