Departamenti i Politikave të zhvillimit Rural (Autoriteti menaxhues)
MANDATI
Mandati kryesor i Departamentit të Politikave të Zhvillimit Rural është hartimi i politikave të zhvillimit rural; Përgatitja dhe zbatimi i programit, duke përfshirë përzgjedhjen e masave dhe publicitetin e tyre, koordinimin, vlerësimin, monitorimin dhe raportimin e Programit te Zhvillimit Rural. Si i tillë, është i caktuar për të kryer funksionin e Autoritetit Menaxhues.
Struktura Organizative e Departamentit:
Divizioni 1: Programimi dhe Koordinimi i Zhvillimit Rural,
Divizioni 2: Aftësitë Konkurruese, Diversifikimi dhe LEADER,
Divizioni 3: Politika Agro-Mjedisore dhe Viset më Pak të Favorizuara,
Divizioni 4: Asistenca Teknike, Komunikim dhe Publicitet dhe
Divizioni 5: Monitorimi, Vlerësimi (Evaluimi) dhe Raportimi i Zhvillimit Rural.
Detyrat dhe Përgjegjësitë e Departamentit dhe Divizioneve:
1. Departamenti i Politikave të Zhvillimit Rural –Autoriteti Menaxhues:
- Hartimi i Politikës dhe Strategjisë së Zhvillimit Rural/ZHR;
- Përgatitja, zbatimi, monitorimi dhe vlerësimi i Programit vjetor dhe afatgjatë për Zhvillimin Rural, në pajtim me Shtyllën e Dytë të PPB-e të BE-së.
- Plotësim/ndryshimi i programit, ndarja e buxhetit në mes të masave të programit dhe draftimi i akteve ligjore për zbatim e programit (PBZHR);
- Përafrimi i legjislacionit në fushat e zhvillimit rural, përfshirë përcaktimin e LFA-ve, hartimin e Programit Nacional Agro-Mjedisor dhe zbatimin e pilot masave Agro-Mjedisore;
- Përgatitja e masave të Zhvillimit Rural për përkrahjen e skemave investive në aftësinë konkurruese , diversifikim të aktiviteteve bujqësore dhe për qasjen LEADER;
- Monitorimi i efektivitetit dhe cilësisë së zbatimit të Programit përmes treguesve relevant fizik, mjedisor dhe financiar;
- Vlerësimi – Evaluimi i vazhdueshëm i Programit, raportimi i rregullt dhe organizimi i Komitetit Monitorues;
- Planifikimi dhe Menaxhimi financiar (krahas autoriteteve tjera financiare nën përgjegjësinë e MBPZHR-së; Agjencioni për Zhvillimin e Bujqësisë, Divizioni për Buxhet dhe Financa), për procedurat e planifikimit buxhetor për pagesat dhe zotimet;
- Informimi dhe Publiciteti, për të siguron informacion (të gjitha informatat mbi programin sidomos për mundësit e përfitime qe ofrohet në kuadër të Programit, për publikun e përgjithshëm/palët e interesit;
- Koordinimi i përgjithshëm i akterëve për menaxhimin dhe zbatimin e programit, përmes udhëzimeve dhe ofrimit te informatave dhe dokumenteve relevante;
- Menaxhimi i dokumentacionit për auditim;
- Raportimi vjetor dhe përfundimtar për zbatimin e programit;
Kontakti:
Shqipe Dema - Drejtore e Departamentit të Politikave të Zhvillimit Rural
Tel: +383(0) 38 211 131
E-mail: [email protected]
1.1 Divizioni për Programim dhe Koordinim të Zhvillimit Rural :
- Koordinimi i përgatitjes dhe freskimi (azhurnimi) i studimeve sektoriale;
- Koordinimi i përgatitjes së Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural/PBZHR (afatgjatë dhe vjetor), plotësim-ndryshimet e tij;
- Hartimi i legjislacionit Kombëtar në fushat e zhvillimit rural;
- Organizimi i takimeve dhe diskutimeve publike me partnerët social dhe ekonomik, OJQ-të përfaqësues të popullatës rurale, shoqata te fermerëve, ministritë tjera te ndërlidhura me sektorin e Zhvillimit Rural, etj.;
- Përafrimi i legjislacionit Kombëtarë me PPB/CAP dhe hartimi i udhëzimeve administrative për zbatimin e programit të Zhvillimit Rural;
- Koordinimi i përkrahjes së BE-së dhe donatorëve në fushat e zhvillimit rural;
Kontakti:
Bajram Imeri - Udhëheqës i Divizionit për programim dhe koordinim të zhvillimit rural
Tel: +383(0)38/ 211 117
E-mail: [email protected]
1.2 Divizioni për Aftësitë Konkurruese, Diversifikim dhe LEADER:
- Hartimi i hollësishëm i dokumentit te masave teknike për aftësi konkurruese, diversifikim dhe LEADER , të përzgjedhura për zbatimin e PBZHR-nacional dhe në të ardhmen të IPARD-it;
- Hartimi i Udhëzuesve për përfituesit potencial, sipas masave;
- Hartimi i Udhëzimeve administrative për zbatimin e masave;
- Koordinimi i fushatave informative për përfituesit potencial në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Shërbimit të Ekstensionit;
- Diskutime me partnerët social dhe ekonomik, OJQ përfaqësuese të popullatës rurale, shoqata të fermerëve, ministritë tjera te ndërlidhura me sektorin e Zhvillimit Rural, me qellim të identifikimet të nevojave të popullatës rurale;
Kontakti:
Nysrete Doda - Gashi - Udhëheqëse e Divizionit për investim në ferma, diversifikim
Tel: +383(0)38-200-38 858
E-mail: [email protected]
1.3 Divizioni për Politika Agro-Mjedisore dhe Viset më Pak të Favorizuara (LFA):
- Hartimi i hollësishëm i dokumentit të masave teknike për agro-mjedis për zbatimin e PBZHR-së – nacionale dhe ne te ardhmen të IPARD-it;
- Hartimi i Udhëzuesve për përfituesit potencial të masave agro-mjedisore;
- Hartimi i Udhëzimeve administrative për zbatimin e masave agro-mjedisore;
- Koordinimi i fushatave informative për përfituesit potencial në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Shërbimit të Ekstensionit;
- Diskutime me partnerët social dhe ekonomik, OJQ, përfaqësuesë të popullatës rurale, shoqata të fermerëve, ministritë tjera të ndërlidhura me sektorin e Zhvillimit Rural, me qëllim të identifikimet të nevojave të popullatës rurale;
- Përcaktimi i viseve malore dhe LFA-ve të tjera;
Kontakti:
Fisnik Sadikaj - Udhëheqës i Divizionit për mjedis dhe zona më pak të favorizuara
Tel: +383(0)38/200 - 38 - 882
E-mail: [email protected]
1.4 Divizioni për Asistencë Teknike Komunikim dhe Publicitet:
- Përgatitja e planeve për komunikim dhe publicitet për zbatimin e PBZHR, monitorimin dhe raportimin rreth saj- në Komitetin Monitorues;
- Hartimi i hollësishëm i dokumentit te masave teknike për: Asistencë teknike, shërbime këshillimore dhe trajnime profesionale për zbatimin e PBZHR-së – nacionale dhe në të ardhmen të IPARD-it;
- Hartimi i proceduarve te zbatimit te asistencës teknike, shërbimeve këshillimore dhe trajnimeve profesionale;
- Hartimi i udhëzimeve administrative për zbatimin e masave të asistencës teknike, shërbimeve këshillimore dhe trajnimeve profesionale;
- Hartimi i planeve vjetore për përdorimin e asistencës teknike të jashtme ;
- Koordinimi i projekteve të asistencës teknike të përkrahura nga BE-ja dhe donatorët tjerë;
Kontakti:
Personi kontaktues: Bekim Cikaqi/Shef i Divizionit
Tel: (038) 212 864
E-mail: [email protected]
1.5 Divizioni për Monitorim, Vlerësim dhe Raportim për Zhvillimin Rural:
- Përcaktimi i kornizës së monitorimit dhe vlerësimit - Identifikimi i indikatorëve të performances);
- Organizimi i vlerësimit të pavarur të Programit të Zhvillimit Rural. Vlerësimi: Fillestar/ex-ante, Afatmesëm/mit-term dhe Përfundimtar/ ex- post;
- Përgatitja e raportit vjetor të zbatimit të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural
- Përgatitja e raporteve të rregullta vjetore të menaxhimit të Zhvillimit Rural;
- Përgatitja e raporteve të rregullta/periodike rreth monitorimit, në bashkëpunim me Agjencionin e Zhvillimit të Bujqësisë/Agjencioni i Pagesave;
- Përgatitja e Raporteve të Punës të Departamentit: Tremujore -sipas kuartileve dhe Vjetore-narrativ;
- Vepron edhe si Sekretari për Komitetin Monitorues, i cili është përgjegjës për monitorimin e zbatimit të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim rural;
Kontakti:
Lulzim Shamolli - Udhëheqës i Divizionit për monitorim, vlerësim dhe raportim të zhvillimit rural
Tel: +383(0)38/200-38-430
E-mail: [email protected]