REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri

Faton PeciMinistër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci ka lindur në Mitrovicë më 16.06.1982 ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm, ndërsa është diplomuar në Universitetin e Prishtinës në drejtimin Shkenca Politike dhe Filozofi duke përfunduar me sukses edhe ciklin e studimeve Master në po të njëtin drejtim.

Në bagazhin e tij profesional përfshihen angazhimi i tij në cilësinë e koordinatorit dhe konsulentit i OSCE-së, UNICEF-it dhe UNDP-së në hartimin e politikave programore, legjislacionit dhe strategjisë deri në vitin 2008 duke vazhduar tutje si konsulent në përkrahje të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, projekti ky njëvjeçar për vlerësimin dhe plotësimin e ndryshimit të Ligjit për Ndërmarrjet Publike në proces të transformimit dhe ndërmarrjeve me shoqëri aksionare. Gjithashtu, z. Peci përgjatë periudhës 2010-2014 ishte i angazhuar duke ofruar shërbimin e konsulencës në dy projekte tjera, siç është ai i KFOS, financuar nga Qeveria e Norvegjisë, qëllimi i së cilit ishte ngritja e kapaciteteve të instuticioneve, në përkrahje për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe nga UNDP-ja në hartimin dhe monitorimin e strategjive të instuticioneve.

Aktiviteti politik i z. Faton Peci zyrtarisht daton nga viti 2008 me ç’rast dega e LDK-së në Mitrovicë ia besoi detyrën më të rëndësishme brenda dhe jashtë saj, atë të zëdhënësit, duke vazhduar tutje si Sekretar në Marrëdhënie me Jashtë, pastaj Anëtar i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, ndërsa nga viti 2010-2015 ishte i angazhuar në cilësinë e Anëtarit të Këshillit të Përgjishëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për dy mandate.

Tutje, z. Peci mori përgjegjësinë e Këshilltarit Politik të Zv. Kryeministrit dhe njëherësh Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa nga viti 2020-2021 kreu detyrën e Këshilltarit Politik në Kuvendin e Kosovës dhe njëkohësisht ka ushtruar funksionin e Shefit të Kabinetit të Presidentit të Kosovës.

Puna vetmohuese dhe përgjegjësia e pashoq e z. Peci bën që atij t’i besohet përfaqësimi i qytetarëve në Kuvendin e Rep. së Kosovës, me ç’rast në zgjedhjet e vitit 2021 fitoi mandatin e deputetit.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31