MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministrat

   

Imri DemeleziZëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

E-mail: imri.demelezi@rks-gov.net
Tel: +383 (0)38/200-38-898

Imri Demelezi u lind më 1985, në Viti. Shkollimin parauniveristar e ka përfunduar në Sllatinë dhe Pozheran. Studimet universitare i ka përfunduar për Agroekonomi, në Universitetin e Prishtinës.

Studimet pasuniversitare Master për “Zhvillim të Qëndrueshëm të hapësirave Bujqësore dhe Rurale”, pranë Universitetit të Bolognas, Itali. Studime tjera master-pasdiplomike specializimi për “Bujqësi Organike Mesdhetare”, në CIHEAM, IAMB, Bari, Itali.

Është PhD kandidat, për hulumtime Transdisciplinare dhe të sistemeve, pranë Departamentit të Sistemeve të Qëndrueshme Bujqësore, të Universitetit të Resurseve Natyrore dhe Shkencave të Jetës (BOKU), Vjenë, Austri.

Ka fituar bursa të ndryshme konkurruese për studimet pasdiplomike, nga Ministria e Jashtme Italiane për studimet master, nga ADA (OeAD) dhe MASHT, per studime të doktoratës, dhe nga CEEPUS për hulumtime shkencore dhe “Shkencëtar i Ri” nga “Right Livelihood” College, Bonn, Gjermani. Gjithashtu, ai është autor dhe bashkautor i disa punimeve shkencore të publikuara e prezantuara në konferenca të ndryshme ndërkombëtare shkencore.

Imriu ka qenë asistent i angazhuar në UP, 2010-2012, pranë Fakultetit të Bujqësisë. Ka qenë hulumtues në Departamentin e Sistemeve të Qëndrueshme Bujqësore në BOKU, Vjenë nga viti 2013, kurse aktualisht është hulumtues i jashtëm. Nga 2017 është pjesë e stafit akademik-ligjërues në UBT. Ligjëron kurset për  “Dizajni i Sistemit të Ushqimit” ,“Menaxhimin e Zinxhirit të Furnizimit me Ushqim” dhe “Prodhimet Organike”. Është i certifikuar si këshilltar teknik për Bujqësi Organike. Ndërsa, që nga viti 2018 angazhohet si ekspert i jashtëm për vlerësimin e projekteve në COST (European Cooperation in Science and Technology).

Ka përfunduar Shkollën Politike, të organizuar nga PIPS dhe Këshilli i Evropës Shkolla për Studime Politike. Si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, nga 2012, ishte pjesë e nënkomitetit për Bujqësi në Viti, pastaj  një nga themeluesit e Grupit punues të LVV në Vjenë dhe koordinator i komitetit për Bujqësi në LVV.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30