MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zv.Ministri Demlezi mori pjesë në ngjarjen finale të projektit SIRED

28.09.2023

Prishtinë, 28 shtator – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi mori pjesë në ngjarjen finale të projektit SIRED, i cili u organizua me mbështetjen e CARITAS-it zviceran, ambasadës austriake, si dhe agjencisë austriake për bashkëpunim në Kosovë.

Zëvendësministri Demelezi, në fjalën e tij hyrëse theksoi se ky projekt ka dhënë kontribut i rëndësishëm në zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, për çka edhe i jemi mirënjohës. “Përmes punës së këtij projekti janë hartuar dhe publikuar Plani i Veprimit të Bujqësisë Organike 2023-2026 dhe Planit Strategjik për Shërbimet Këshillimore dhe Zhvillimin Rural 2023-2027, dokumente këto të cilat do të luajnë një rol të madh në transformimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, e me ç’rast ato do të kontribuojnë në rritjen e produktivitetit bujqësor, përmirësimin e shërbimeve këshillimore bujqësore, promovimin e praktikave të qëndrueshme bujqësore dhe i bujqësisë organike”, tha mes tjerash z. Demelezi.

z. Demelezi shtoi gjithashtu se si ministri, jemi të interesuar që të vazhdojmë këtë punë të mirë të nisur, duke i promovuar dhe duke mbështetur zbatimin e tyre në praktikë. Kësisoj, të mund të arrijmë qëllimet tona të përbashkëta për sektorin.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30