MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zv. ministri i BPZhR-së, Lazar Radulović viziton fermerë në komunën e Shtërpcës dhe Prizrenit

22.02.2024

Prishtinë, 22 shkurt – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Lazar Radulović ka vizituar fermerin Goran Milić në fshatin Sushicë, ku Gorani bashkë me familjen e tij përpos që punojnë tokën, ata edhe merren me blegtori. Synimi i kësaj familjeje është që në një të ardhme të afërt të zgjerojnë aktivitetin e tyre bujqësor. Aktualisht familja Milić mbarështon një numër të konsiderueshëm të bagëtive si dele, lopë, viça, pula dhe derra.

Gjatë kësaj dite, Zv. ministri Radulović realizoi edhe katër vizita tek fermerë të këtyre zonave të cilët me shumë vullnet e përkushtim zhvillojnë aktivitetin bujqësor e blegtoral, që nga kultivimi i kafshëve të ndryshme shtëpiake, punimi i tokës, e deri tek prodhimtaria bujqësore siç është djathi i Sharrit i prodhuar në mënyrë artizanale.

Zëvendësministri i BPZHR-së, Lazar Radulović i falënderoi të gjithë këta fermerë punëtorë dhe njëkohësisht u premtoi se do të vazhdoj angazhimin e tij që t'u ofrojë ndihmë dhe mbështetje, në mënyrë që të vazhdojnë të merren me bujqësi e blegtori. Z. Radulović tha se këto fshatra janë të përbëra nga bujq dhe barinj të zellshëm, të cilët e kultivojnë tokën me shumë vullnet dhe dashuri.
Nga ana tjetër, të gjitha këto familje të cilët pati rastin t’i vizioj Zv. ministri Radulović, e falënderuan për mbështetjen e vazhdueshme.  

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30