MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zv. Ministri Demelezi qëndroi për vizitë në fshatin Nerodime

15.08.2023

Prishtinë, 15 gusht 2023 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi ka zhvilluar një vizitë në fshatin Nerodime, tek ferma e Rasim Hamiti, një fermer i suksesshëm i cili ka 150 koshere bletësh dhe njëkohësisht është përfitues i grantit me projektin “Ndërtimin e Dhomës së Mjaltit dhe blerja e pajisjeve për Bletari".  

Në kuadër të vizitës, Z. Demelezi pati rastin të shoh nga afër të gjitha përpjekjet dhe investimet e bëra nga z. Hamiti dhe familja e tij në zhvillimin e fermës së tyre. Projekti i ndërtimit të Dhomës së Mjaltit dhe blerja e pajisjeve për bletari, i mbështetur nga granti i Ministrisë Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka treguar se me angazhim dhe vullnet të fortë për të rritur produktivitetin, bujqësia dhe bletaria mund të kontribuojnë ndjeshëm në zhvillimin e rajoneve rurale.  

 Gjatë bisedave me Rasim Hamiti, z. Demelezi ka shprehur inkurajimin e tij për përpjekjet e fermerit në diversifikimin e aktiviteteve bujqësore dhe në investimet e bëra për të përmirësuar cilësinë dhe konkurrueshmërinë e produktit të tyre të mjaltit. Në këtë kontekst, ai ka theksuar edhe rëndësinë e mbështetjes të vazhdueshme qeveritare për të lehtësuar rrugën e bujqve drejt inovacionit dhe rritjes së performancës në fushën e bletarisë.

 z. Hamiti, u shpreh falënderues nga vizita dhe asistenca e ofruar nga ministria përmes grantit, për të cilin beson se do të jetë një shtysë shumë e madhe për të dhe familjen e tij në arritjen e objektivave në sektorin e bletarisë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31