MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zv. ministri Demelezi merr pjesë në lansimin e Programit për Fuqizimin e Ekonomive Rurale përmes Bujqësisë (EREA)

22.02.2024

Prishtinë, 22 shkurt – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi morri pjesë në lansimin e Programit për Fuqizimin e Ekonomive Rurale përmes Bujqësisë (EREA). Programi EREA është projekt tre-vjeçar i financuar nga bashkëpunimi Austriak për Zhvillim dhe i zbatuar nga Caritas-i Zviceran në Kosovë. Ky projekt, ndër të tjera synon fuqizimin e ekonomive rurale në bujqësi duke forcuar zinxhirët e vlerës, duke rritur gjithëpërfshirjen gjinore e sociale në bujqësi, forcimin e shërbimeve këshillimore dhe bujqësinë organike, si dhe duke avokuar për politika të dobishme për sektorin.

Zv. Ministri Demelezi me këtë rast theksoi se MBPZhR-ja përmes politikave të saj ka arrit që bujqësinë ta vendosë si sektor prioritar për ekonominë e vendit. Duke folur për rritjen e përvitshme të buxhetit shtetëror për bujqësinë dhe vendimet për rritje të subvencioneve në kuadër të Programit për Pagesa Direkte për fermerët tanë, ai shprehu edhe mirënjohjen ndaj Agjencisë Austriake për Zhvillim për mbështetjen e vazhdueshme të këtij sektori me rezultate konkrete dhe të qëndrueshme.

Nga ana e tij, edhe Ambasadori Austriak në Kosovë, Georg Schnetzer u shpreh i lumtur për fillimin e këtij programi, derisa theksoi se kjo është edhe një dëshmi e miqësisë dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve dhe një hap tjetër drejt zhvillimit që qëndrueshëm të zhvillimin rural e bujqësisë Kosovare.

Ndryshe, gjatë prezantimit të Programit u cek se EREA përfshin 12 komuna të Rep. së Kosovës dhe në implementim janë të përfshira edhe shumë shoqata bujqësore e organizata vendore e agrobiznese të ndryshme. Komunat përfituese do të jenë: komuna e Kamenicës, Vitia, Prishtina, Podujeva, Prizreni, Theranda, Dragashi, Graçanica, Shtërpca, Ranilugu, Peja, si dhe Komuna e Artanës. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30