Zv. ministri Demelezi merr pjesë në konferencën "Sfidat e Kulturës së Biznesit" në Zvicër
20.02.2024
Prishtinë, 20 shkurt - Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi qëndroi për vizitë zyrtare në Zvicër me ç’rast mori pjesë në konferencën e parë të organizuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore në Lucern të Zvicrës, me temën "Sfidat e Kulturës së Biznesit".
Zv. Ministri Demelezi me këtë rast theksoi se Investimet në industrinë agro-ushqimore, duke përfshirë pjesëmarrjen në pronësitë e rrjeteve të supermarketeve është investim i rëndësishëm për mërgatën dhe vendin tonë. “Konferenca të tilla janë promotorë të mundësive më të lehta dhe përfitimeve tjera për prodhimet tona vendore, si dhe ripozicionimin e tyre në tregun rajonal dhe evropian”, tha gjithashtu Zv. Ministri Demelezi.