MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Januzi takoi kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin

01.03.2016

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, priti në një takim kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë, si dhe për mbështetjen e kësaj ministrie për vitin 2016.

Gjatë këtij takimi u diskutua për format dhe mundësitë e përkrahjes dhe bashkëpunimit mes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komunës së Pejës në favor të mbështetjes së fermerëve dhe kultivuesve nga kjo komunë.  Zëvendësministri Januzi, tha se MBPZHR-ja do të vazhdojë me mbështetje për fermerët dhe kultivuesit e Pejës edhe këtë vit. Ai vlerësoi punën e komunës në bujqësi, pasi është një nga komunat që ia ka dhënë një rëndësi më të madhe bujqësisë. 

Nga ana e tij, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, shprehu gatishmërinë e tij për përkrahjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë komunë. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31