MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Januzi premton përkrahje të vazhdueshme për shpezëtarinë

06.09.2016

Prishtinë, 06 shtator 2016 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, ka vizituar fermën e pulave “Bellini-A”, në fshatin Skivjan të komunës së Gjakovës, ku për së afërmi është njoftuar me investimet e bëra në këtë fermë.

Zëvendësministri theksoi se mbështetja e MBPZHR-së për sektorin e shpezëtarisë do të rritet në vazhdimësi me qëllim të shtimit të prodhimtarisë dhe cilësisë së produkteve në këtë sektor.

Në anën tjetër, pronari i kësaj ferme, e njoftoi zëvendësministrin për së afërmi me kapacitetet e fermës, si dhe për nevojat e tyre për përkrahje të vazhdueshme, me qëllim të zgjerimit të veprimtarisë së tij bujqësore.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31