MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Januzi po qëndron për vizitë në Turqi

10.02.2016

Prishtinë, 10 shkurt 2016 – Zwvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Vezir Januzi me bashkëpunëtorë po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi.

Me rastin e vizitës Zv. ministri Januzi, sot gjatë ditës ka zhvilluar takim pune me presidentin e Odës së Bizneseve Turko-Ballkanike (OBTB) z. Akin Kazanqogllu.

Zv. ministri Januzi i njoftoi përfaqësuesit e OBTB-së për politikat e ndwrmarra nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht MBPZHR-së për rritjen e përkrahjes për sektorin e bujqësisë.

Me theks të veçantë për përpunimin dhe prodhimin e produkteve bujqësore dhe agroushqimore.

Nga ana e tij, presidenti Kazanqogllu dhe bordi udhëheqës i kësaj Ode e informuan për bashkëpunimin e bizneseve anëtare të saj dhe institucioneve, si dhe komunitetit të bizneseve të Republikës së Kosovës.

Në fund të dyja palët ranë dakord për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe komunitetit të biznesit.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30