MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Januzi në Bruksel: Programet e MBPZHR-së, po avancojnë bujqësinë kosovare

09.09.2015

Prishtinë, 9 shtator 2015 - Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi është duke qëndruar në një vizitë pune në Bruksel, me ç’rast ai është takuar me drejtorin për relacione bilaterale ndërkombëtare në Drejtoratin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, John Clarke, të cilin e ka njoftuar për të arriturat në sektorin e bujqësisë, si dhe për programet zhvillimore të MBPZHR-së për avancimin e mëtejmë të këtij sektori.

Zëvendësministri Januzi dhe drejtori Clarke, u shprehën të gatshëm që të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të zhvillimit të sektorit të bujqësisë bazuar në standardet evropiane. Po ashtu, zëvendësministri Januzi, theksoi rëndësinë e madhe që ka pasur mbështetja e vazhdueshme e Komisionit Evropian për bujqësinë kosovare.
Në anën tjetër, drejtori Clarke, tha se sektori i bujqësisë ka një rëndësi të madhe për çdo shtet, e në veçanti për shtetin e Kosovës.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31