MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Januzi merr pjesë në panairin bujqësor në Izmir

11.02.2016

Prishtinë, 11 shkurt 2016 – Zv. ministri i MBPZHR, Vezir Januzi mori pjesë në hapjen e panairit ndërkombëtar për bujqësi dhe blegtori i cili po mbahet në Izmir të Turqisë. Ky panair është një ndër panairet më të mëdha në botë për sektorin e bujqësisë. Me këtë rast, Zv. ministri Januzi mbajti një fjalim rasti duke falënderuar kështu shtetin dhe popullin turk për mbështetjen e vazhdueshme të sektorit agro-rural të Kosovës. Po ashtu, Zv. ministri i informoi pjesëmarrësit për hartimin e politikave dhe programeve të cilat po bëhen në lidhje me Politikat e Përbashkëta Bujqësore të BE-së, si dhe për përdorimin e teknologjive dhe metodave bashkëkohore në prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe agro-ushqimore. Zv. ministri Januzi theksoi se pas nënshkrimit të MSA-së, bujqësia dhe fermerët kosovarë do të kenë mundësi shumë të mëdha për pjesëmarrje në tregun konkurrues të BE-së.

Për fund, Zv. ministri Januzi e përgëzoi shtetin e Turqisë për organizimin e këtij panairi dhe mundësinë e pjesëmarrjes së një delegacioni nga MBPZhR-ja dhe disa prodhuesve e përpunuesve të produkteve bujqësore dhe agro-ushqimore në këtë panair.

Gjatë vizitës së Zv. ministrit  në Turqi, pas pjesëmarrjes në ceremoninë e hapjes së panairit ndërkombëtar për bujqësi dhe blegtori, gjatë ditës ka zhvilluar një takim pune edhe me Ministrin e Bujqësisë së Turqisë, z. Faruk Qelik.

Me ministrin Qelik u bisedua për trendet zhvillimore në bujqësi dhe bashkëpunimin e mirë në këtë sektor që ka Republika e Kosovës dhe ajo e Turqisë.

Mnistri Qelik shprehu interesimin e tij për organizimin të një takimi të përbashkët ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë të Kosovës dhe Turqisë në Prishtinë ose Ankara, me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive.

Në dakordim me ministrin z. Faruk Qelik ky takim do të realizohet së shpejti, ku do të përcaktohen fushat e bashkëpunimit.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30