MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, vizitoi kryetarin e Komunës së Suharekës

12.07.2016

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, vizitoi sot kryetarin e Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet në sektorin e bujqësisë, si dhe për programet mbështetëse të ministrisë.

Zëvendësministri Januzi, theksoi se  mbështetja për bujqësinë po rritet nga viti në vit e me këtë rast ai e njoftoi kryetarin më hollësisht edhe për projektet zhvillimore të kësaj ministrie, në të cilat ai tha se po gjejnë mbështetje edhe fermerët e komunës së Suharekës.

Nga ana e tij, kryetari i Suharekës, Sali Asllanaj, tha se mbështetja e MBPZHR-së po ndikon në rritjen e prodhimtarisë dhe cilësisë së prodhimeve bujqësore në këtë komunë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31