MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Demelezi vizitoi panairin e bizneseve shqiptare në Austri

23.10.2023

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, gjatë vizitës zyrtare në Vjenë, mori pjesë edhe në panairin e organizuar nga “Rrjeti i bizneseve shqiptare në Austri”. Pjesë e këtij panairi ishin biznese, të cilat veprojnë në Austri, Kosovë, si dhe në Luginë të Preshevës.Në fjalimin e tij, zëvendësministri Demelezi, theksoi rëndësinë e këtij panairi në promovimin e zhvillimit ekonomik të vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe ndikimin e tij në rritjen e eksportit të prodhimeve tona vendore. Gjithashtu, ai i njoftoi të pranishmit edhe për programet qeveritare, të cilat janë në shërbim të bizneseve prodhuese dhe tregtare.

Gjithashtu, gjatë takimit me bizneset pjesëmarrëse në këtë panair, zëvendësministri theksoi se panairet e tilla janë një mundësi e shkëlqyeshme për komunitetin shqiptar të diasporës dhe bizneset e tyre për të njohur më shumë për zhvillimet e fundit në vendin e tyre të origjinës dhe për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit në fushën e biznesit. Me këtë rast, zëvendësministri Demelezi ka shprehur falënderim për kontributin e diasporës shqiptare në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe ka premtuar mbështetjen e Qeverisë për projektet dhe iniciativat e tyre në vendin tonë.

Ndryshe, kjo vizitë është pjesë e përpjekjeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të thelluar marrëdhëniet ekonomike me komunitetin shqiptar të diasporës dhe për të inkurajuar investimet e tyre në Republikën e Kosovës.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31