MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Demelezi vizitoi fermerët në fshatin Vllasali

23.01.2024

Prishtinë, 23 janar - Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi ka vizituar fermën e Nuredin Vllasaliu, në fshatin Vllasali, ku nga afër është njoftuar me veprimtarinë e këtij fermeri, i cili është një model i zhvillimit të bujqësisë dhe krijimit të vlerës në zonën rurale.

Me një fond të pasur prej mbi 100 lopëve, 40 viçave, mbi 60 dhenë e të cilat i ka të shpërndara në lokacione të ndryshme, ai ka arritur që të rris kapacitetet e fondit blegtoral, duke e bërë kështu këtë veprimtari mjaft të suksesshme. Zëvendësministri gjatë kësaj vizite, e ka njoftuar atë edhe me politikat bujqësore të MBPZhR-së për këtë vit.

“Investimet e MBPZhR-së do të rriten në vazhdimësi, me qëllim që sektori i bujqësisë të fuqizohet edhe më tej, e krahas kësaj të rrisim prodhimtarinë dhe produktivitetin në sektorin e bujqësisë”, tha zëvendësministri Demelezi

Me këtë rast, zëvendësministri e ka inkurajuar atë që të aplikoj në programet mbështetëse të këtij viti për të përfituar përkrahje për avancimin e mëtejmë të veprimtarisë së tij.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30