Zëvendësministri Demelezi në konferencën ministrore në BE
25.01.2024Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi me ftesë të Mbretërisë së Belgjikës, si kryesuese e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, si dhe me ftesë të Komisionit Evropian, ka marrë pjesë në konferencën ministrore me temën "Biosiguria dhe vaksinimi; mjete thelbësore për parandalim, kontroll dhe ç'rrënjosje të sëmundjeve të kafshëve".
Konferenca mblodhi zëvendëskryeministrin belg, ministra dhe zv.ministra të bujqësisë nga shumë shtete të BE-së dhe vendeve tjera, si dhe drejtorët e agjencive veterinare nga e gjithë bota.
Nga kjo konferencë u diskutuan tema për sigurinë e ushqimit dhe takime me përfaqësues nga DG SANTE dhe pjesëmarrës tjerë të konferencës nga shtetet pjesëmarrëse.
Synim nga konferenca ministrore ishte shkëmbimi i informatave të fundit për politikat e biosigurisë dhe mundësia që Kosova të bëhet pjesë e organizatave të ngjashme evropiane dhe botërore.