MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Demelezi mori pjesë në Kongresin e VI-të Ndërkombëtar të Bujqësisë

01.09.2023

Prishtinë, 1 shtator 2023 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, gjatë ditës mori pjesë në Kongresin e VI-të Ndërkombëtar të Bujqësisë,i organizuar nga Rektori i Universitetit "Ukshin Hoti"në Prizren, Mentor Alishani.

Në fjalën e tij të rastit, zëvendësministri Demelezi, theksoi rëndësinë e organizimeve të këtilla përmes së cilave synohet të krijohet mundësia e shkëmbimit të njohurive dhe përvojave të cilat do na shërbejnë që t'i japim kahe sfidave me të cilat ballafaqohemi. “Në vazhdimësi jemi duke shtuar investimin në shkencë dhe lehtësuar kushtet e studimit dhe hulumtimit, në mënyrë që të rinjtë të stimulohen për të përmirësuar dhe avancuar tutje sektorët”, shtoi zv. Ministri Demelezi.

Në anën tjetër, rektori Alishani falënderoi pjesëmarrësit për prezencën e tyre në këtë kongres, si dhe theksoi rëndësinë e lidhjes së dijes shkencore me punën praktike me qëllim që e ardhmja e bujqësisë të jetë e sigurt.

Ndryshe, në këtë kongres ishin të ftuar ambasadori i Turqisë Sabri Tunç Angil, si dhe rektorët e universiteteve turke.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30