REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Demelezi mori pjesë në aktivitetet e organizuara në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit

05.06.2021

Prishtinë, 05 qershor 2021

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Organizata holandeze me mision në Kosovë “Lidhim Vlerat e Natyrës me Njerëzit” (CNVP) në bashkëpunim me MBPZhR-në dhe me Komunën e Hanit Elezit.

Aktiviteti filloi nga takimi me Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, ku pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesi i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, Menderes Ibra, Drejtor ekzekutiv i CNVP-së, Xhevat Lushi, si dhe drejtori nga Zyra e Agjencisë së Pyjeve për regjionin e Ferizajt, Bekim Topalli.

Kryetari Suma e informoi zëvendësministrin Demelezi, për projektet si ”Rrallim paratregtar, Pastrim dhe Krasitja e Pyjeve”, që sipas tij ka rezultuar me shumë sukses ngase është bërë menaxhimi dhe mirëmbajtja e mirë e sipërfaqeve pyjore ku është realizuar projekti, ndërsa në anën tjetër masa drusore është shfrytëzuar si biomasë për ngrohje në SHFMU “Veli Ballazhi” në fshatin Gorancë dhe planifikohet këtë vit edhe në SHFMU “Kështjella e Diturisë” në fshatin Paldenicë.

Nga zyret e komunës vazhduan drejt SHFMU "Kështjella e Diturisë" në Han të Elezit, e cila në këtë vit do të fillojë me shfrytëzimin e masës drunore si biomasë për ngrohje. Nga afër zëvendësministri u njoftua se si shkon i tërë procesi për shfrytëzim dhe e përgëzoi Komunën e Hanit të Elezit për të arriturat e saj në këtë drejtim.

Mandej së bashku vizituan ngastrat pyjore të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës. Prej vendit të ngjarjes u informuan nga organizata CNVP për procedurat e punës në praktikë të projekteve “Rrallim paratregtar, Pastrim dhe Krasitja e Pyjeve”.

Zëvendësministri Demelezi tha se përmes këtij aktiviteti në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit e kanë mundësinë që të ndajnë përvojat me njëri tjetrin, sfidat dhe mundësitë për një zgjidhje të qëndrueshme për mjedisin. Po ashtu shprehu gatishmërinë që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është e hapur dhe do të përkrah projektet e suksesshme e inovative që rezultojnë me interes publik.​

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30