MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Verërat kosovare promovohen në panairin “Viroexpo” në Kroaci

24.02.2017

Prishtinë, 24 shkurt 2017 - Bodrumet e verërave kosovare, për disa ditë radhazi do t’i promovojnë prodhimet e tyre në panairin “Viroexpo 2017”, i cili është duke u mbajtur në Kroaci, ku përveç Kosovës po marrin pjesë edhe shtete tjera nga rajoni e më gjerë.

Pjesëmarrja e kompanive kosovare në këtë panair, është mundësuar falë iniciativës së Ministrisë së Bujqësisë, e cila gjatë tërë kohës është e fokusuar në promovimin e  prodhimeve bujqësore edhe jashtë vendit.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Vezir Januzi, i cili është udhëheqës i delegacionit kosovar në këtë panair, ka treguar se krahas promovimit të verërave kosovare në këtë panair prodhuesit kosovarë do të kenë mundësinë që të shkëmbejnë edhe përvojat me prodhuesit e shteteve tjera.

Sipas tij, bashkëpunimi i Kosovës me Kroacinë dhe me shtetet tjera është shumë i nevojshëm, pasi që përvoja e shteteve të zhvilluara në këtë sektor është e rëndësishme për institucionet vendore, në funksion të hapjes së perspektivës së zhvillimit të hovshëm të bujqësisë.

 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31