REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Veprimtaritë blegtorale do të mbështeten për ngritje të kapaciteteve

29.04.2022

Prishtinë, 29 prill 2022 – Gjatë vizitës së tij në komunën e Junikut, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, vizitoi blegtorin Arton Krasniqi ku u njoftua për së afërmi me veprimtarinë e tij blegtorale. Z. Krasniqi me këtë rast e njoftoi Ministrin Peci me detajet e fermës, si dhe me përditshmërinë e tij.

Ndërkohë, Ministri Faton Peci e njoftoi z. Krasniqi rreth mundësive të shumta që ofron Programi për Zhvillim Rural - Granteve 2022, për ngritje të kapaciteteve dhe diversifikim të fermës në mënyrë që ai të konsolidohet si fermer dhe të ketë një qëndrueshmëri qoftë në prodhimin e qumështit, ashtu edhe të rritjes së viçave për majmëri. Po ashtu, ky sektor do të mbështetet edhe përmes Programit për Pagesa Direkte - Subvencioneve, aplikimi për të cilat është i hapur që nga data 26 prill dhe mund të aplikohet përmes drejtorive Komunale për Bujqësi.

Ndryshe, Zona e Junikut është e njohur edhe për cilësinë e mishit, qumështit dhe nën-produkteve të tij, ndërsa ferma e Artonit prodhon rreth 12 mijë litra qumësht në vit. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31