MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

U ndanë çmimet e garës së fotografisë më të mirë në bujqësi #TokaJone

02.12.2015

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ua ka ndarë sot edhe solemnisht çmimet dhjetë fituesve të garës së fotografisë më të mirë në bujqësi #TokaJone. Sipas vendimit të jurisë, të përbërë nga Eliza Hoxha, Visar Kryeziu dhe Arben Islami, fituesit janë:

Xhemail Shabani, vendi i parë dhe që shpërblehet me 800 euro.

Shkëmb Isufi, vendi i dytë dhe që shpërblehet me 500 euro.

Arbër Halili, vendi i tretë dhe shpërblehet me 300 euro.

Ndërkaq, nga vendi i katërt dhe deri të vendi i dhjetë fitues janë; Arian Mavriqi, Besnik Hamiti, Besart Shabani, Ardian Zullufi, Violeta Myftari dhe Berat Mehani (me dy fotografi). Të gjithë këta marrin shpërblim nga 100 euro, përveç Berat Mehanit që merr 200 euro shpërblim, pasi i janë përzgjedhur dy fotografi.

Gjithashtu, në këtë ceremoni është prezantuar edhe albumi me 100  fotografitë më të mira të garës. Ky album do të shpërndahet nëpër institucione të ndryshme vendore e ndërkombëtare me qëllim të promovimit të bujqësisë, si mundësi e mirë për zhvillim ekonomik, punësim dhe turizëm rural.

Ministri Krasniqi i uroi fituesit për çmimet duke i falënderuar ata për pjesëmarrjen në garë. Ai tha se kjo garë ka arritur që vërtetë ta kthejë ne mendjen e njerëzve bujqësinë, të promovojë në masë të madhe sektorin dhe padyshim të shërbejë edhe si motiv që shtesë që sa më shumë njerëz të fillojnë të merren me bujqësi.

“Kjo garë padyshim se do të jetë tradicionale, dhe pse jo edhe në forma të tjera do të punojmë që ta promovojmë bujqësinë duke e kombinuar edhe në raste si kjo me profesione të tjera, sikur që është me ju që jeni edhe pasionant e fotografë profesionist”, tha ministri Krasniqi.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31