MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Shënohet “Dita e Mollës”

29.09.2023

Prishtinë, 28 shtator – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, bashkë me mysafirë të shumtë qëndroi për vizitë në fshatin Kovragë të Istogut për të shënuar kështu “Ditën e Mollës” e cila njihet si simbolikë e fillimit të vjeljes së mollës. Manifestimi i tillë shënohet tash e 18 vite në këtë zonë e cila karakterizohet me plantacione të shumta të kulturës së mollës.

Ministri i MBPZhR-së, Faton Peci, nën shoqërinë e Kryetarit Ilir Ferati dhe të kultivuesve të shumtë të mollës, panë nga afër plantacione me varietete të ndryshme të mollës, me ç’rast pati rastin të njoftojë të pranishmit se dy milionë euro është shifra me të cilën Ministria e Bujqësisë ka përkrahur këtë kulturë përmes Programit për Pagesa Direkte / Subvencione dhe Programit për Zhvillim Rural / Grante. “Në agjendën legjislative kemi një mori projektligjesh në proces si: Projektligji për Tregun e Përbashkët Bujqësor / Common Market Organisation, Projektligjin për Kooperativat Bujqësore e të tjerë që do ta fuqizojnë sektorin e pemëtarisë”, tha ministri Peci. Ai shtoi gjithashtu se me qëllim të evidentimit të parcelave ekzistuese me kultura pemëtare por edhe atyre që do ngriten në të ardhmen, planifikojmë krijimin e Kadastrit të Pemishteve. Kjo do lehtësonte punën si në mbikëqyrje ashtu edhe aplikim në Programe mbështetëse.

Po të njëjtën ditë, ministri Peci vizitoi edhe Dardan Blakajn, përfitues i grantit në vlerë prej 100,000 euro për pajisjen me rrjeta mbrojtëse kundër breshërit, si dhe pajisje për energji të ripërtëritshme.

Nga "AgroPema" konsiderojnë se këtë vit do të marrin rendiment prej rreth gjysmë milioni ton mollë. Ndërsa, produktin final, përpos se për tregun vendor, si dhe për industrinë e lëngjeve, "AgroPema", kompani kjo e udhëhequr nga Dardani nga Kovraga eksporton edhe në vendet e Bashkimit Evropian.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30