MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Rreth 1 milion Euro investime për bujqit e Mitrovicës

09.07.2023

Prishtinë, 9 korrik 2023 - Vjollca Kurti nga fshati Vllahi e komunës së Mitrovicës sot ishte nikoqire e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci. Vjollca është përfituese e Programit për Zhvillim Rural / Grante 2022 për ngritje të pemishtes me boronicë në vlerë të projektit rreth 60,000 Euro dhe njëkohësisht është njëra nga gratë me shpirt ndërmarrës e ide inovative që forcojnë zinxhirin e vlerës në ekonominë rrethore të zonave rurale.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Peci i shpreh se investime të kësaj natyre i kontribuojnë gjallërisë e zhvillimit. “Gjithsej falë përkrahjes përmes këtij Programi, në tërë Kosovën janë ngritur 25 ha me këtë kulturë e cila është kulturë e produkt strategjik, sidomos për eksport pasi që Kosova ka avantazh 2 javor karshi tregut evropian”, theksoi Ministri Peci.

Theksojmë se përmes Programit për Zhvillim Rural / Grante 2022, duke përfshirë edhe investimet kapitale në ujitje, bujqit e komunës së Mitrovicës kanë përfituar një total prej rreth 1 milion Euro.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30