MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Qeveria franceze do të vazhdoj përkrahjen për sektorin agrorural në Kosovë

15.10.2015

Prishtinë, 18 shtator 2015 – Zëvendësministri i  Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,  z. Vezir Januzi, priti në një takim pune përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit, Peshkatarisë dhe Zhvillimit Rural të Francës, si dhe përfaqësues nga projekti i Asistencës Teknike Franceze.

Zëvendësministri Januzi fillimisht i falënderoi të pranishmit për vizitën, bashkëpunimin, si dhe përkrahjen e vazhdueshme që janë duke e bërë për Kosovën dhe veçanërisht për sektorin e bujqësisë.   

Mysafirët u njoftuan edhe me punën dhe zhvillimin e politikave në fushën e bujqësisë, sigurisë ushqimore dhe zhvillimit rural në Kosovë.

Zëvendësministri gjithashtu theksoi se Kosova gjendet në procesin e ristrukturimit të sektorit agrorural  me synim zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, bazuar në standardet evropiane dhe praktikat më të mira bujqësore.

Mysafirët nga Franca e falënderuan Zëvendësministrin Januzi për pritjen dhe shprehën edhe njëherë angazhimin e tyre për mbështetjen e mëtejme për Kosovën dhe sektorin agrorural të saj. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31