MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Publikohen rezultatet preliminare për projektet e granteve për pemë drufrutore dhe bletari

06.08.2015

Ka përfunduar vlerësimi preliminar edhe për projektet për pemë drufrutore dhe Bletari - prodhimi/përpunimi dhe marketingu i mjaltit, që kanë aplikuar në skemën e granteve për zhvillim rural të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Vlerësimi është bërë nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), si institucion përgjegjës për zbatimin e Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Ndërkaq, vlerësimi për projektet e tjera në kuadër të Masës 302- Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve, po vazhdon me intensitet të shtuar dhe në përputhje me kriteret e parapara me Udhëzimin Administrativ 01/ 2015 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015 (UA 01/2015), si dhe Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015 (PBZHR 2015).
 
Në pajtim me UA 01/2015, si dhe dokumentet tjera përkatëse, sot janë marrë vendimet për aprovimin e vlerësimeve preliminare për këto sektorë dhe poashtu, nga kjo ditë hapet edhe periudha për ankesat potenciale dhe për kontrollin e parë në terren. Të gjithë aplikantët kanë të drejtë ankese, të cilën duhet ta dorëzojnë në formë të kërkesës për rishqyrtim, drejtuar Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave, në selinë e AZHB.
 
AZHB në ditët në vazhdim do të bëjë publike edhe vlerësimet preliminare të projekteve konkurruese në nënmasat e tjera në kuadër të Masës 302, të parapara në PBZHR 2015. Gjithashtu, pas shqyrtimit të ankesave eventuale dhe kontrolleve në terren do të përpilohet lista finale e projekteve të miratuar, e cila gjithashtu do të publikohet me kohë.
 
Me poshtë, ju lutem gjeni edhe disa sqarime të rëndësishme, në lidhje me procesin e deritashëm dhe fazat pasuese, deri në miratimin e listës finale të projekteve të miratuara:
 
• Lista e publikuar është preliminare dhe nuk është finale. Lista finale e projekteve të miratuara do të finalizohet dhe do të publikohet pas përfundimit të afatit të ankesave dhe pas kontrollit të parë në terren. 
 
• Në këtë fazë, përfitues të mundshëm janë të gjithë ata aplikantë që pas vlerësimit kanë marrë numrin më të lartë të pikëve dhe kanë plotësuar gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.01/2015 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015, Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural  2015, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë.
 
• Në këtë fazë, nuk janë përfitues të mundshëm aplikantët që nuk kanë marrë pikët e mjaftueshme për t’u konsideruar përfitues të mundshëm, bazuar në buxhetin e miratuar për këtë nënmasë. Në rastet kur aplikantët kanë pikë të barabarta, sipas Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.01/2015 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015, Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural  2015, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë, përparësi në përzgjedhje ka aplikanti që ka aplikuar me herët.
 
• Aplikantët që nuk e kanë kaluar fazën e vlerësimit administrativ janë të gjithë ata aplikantë që nuk e kanë dorëzuar gjithë dokumentacionin e kompletuar, sipas kërkesave të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR)Nr.01/2015 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015, Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural  2015, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë.
            
• Të gjithë aplikantët kanë të drejtën e ankesës, të cilën duhet ta dorëzojnë në formë të kërkesës për rishqyrtim drejtuar Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave.
                                                                        
•  Afati i ankesave, në pajtim me nenet 33 dhe 34 të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR)Nr.01/2015 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015 është 15 ditë nga dita e marrjes së vendimit (6 Gusht) dhe zgjatë deri ditën e martë, më 21 Gusht, ora 16:00. Ankesat dorëzohen në zyrat e Agjencisë për Zhvillim e Bujqësisë (AZHB) në Prishtinë, rruga Nazmi Gafurri (Rruga për Gërmi, afër Gjimnazit Sami Frashëri).
 
•  Aplikantët që dëshirojnë të marrim më shumë informata, mund të drejtohen në zyrat e AZHB, çdo ditë pune, si dhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe nga ora 13:00 deri në ora 15:00.

Lista e vlerësimit të aplikimeve për vitin 2015 - Masa101: Investimet në asetet fizike në ekonominë bujqësore / Shkarko si PDF

Lista e vlerësimit të aplikimeve për vitin 2015 - Masa302: Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve 2015 / Shkarko si PDF


  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30