MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Prodhimet bujqësore të Kosovës prezantohen në panairin më të madh ‘ International Green Week’ që mbahet në Gjermani

11.12.2015

Produktet bujqësore të Kosovës do të ekspozohen dhe shiten në janar në një prej panaireve më të mëdha të bujqësisë në botë ‘International Green Week’ që mbahet në Gjermani.

Këto produkte do të jenë nga 12 kompani dhe do të shkojnë atje me përkrahjen financiare të Ministrisë së Bujqësisë, mbështetur edhe nga partnerët; GIZ, Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjen në Kosovë dhe Pepeco.

12 kompanitë nga Kosova që do të prezantohen në këtë panair janë:

1-    Agroproduct sh.p.k
2-    Hit Flores
3-    Besiana
4-    Frutomania
5-    StoneCastle
6-    Pestova
7-    Abi Progres
8-    Koperativa Krusha
9-    Amo
10-  Fungo F
11-  Sole Kosova
12-  Bodrumi Vjeter
 
MBPZHR-ja tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për prezantim në këtë panair, duke rezervuar hapësirë të rëndësishme në ekspozimin dhe shitjen e prodhimeve në panair.

Për këtë ngjarje, sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar përfaqësuesit e këtyre 12 kompanive me të cilët ka biseduar për përgatitjet që po bëhen për prezantimin e prodhimeve tona para konsumatorit evropian dhe përgatitjet që këto kompani duhet të bëjnë për një paraqitje sa më të mirë.

Ai tha se pjesëmarrja në këtë panair vjen pikërisht në muajin kur hyn në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, e që mundëson heqjen e doganës për Evropë për 2500 prodhime bujqësore nga Kosova.

“Ky është një rast i jashtëzakonshëm për juve si kompani që tashmë keni krijuar një potencial të madh, keni gjetur treg në Evropë, të zgjeroni edhe me tutje raportet tuaja kontraktuale. Prandaj besoj se ju do të gjeni bashkëpunëtor në mënyrë që të rrisni eksportin në Gjermani por edhe në shtetet të tjera të Evropës. Natyrisht se në kuadër të panairit do të mund të shisni produktet dhe kjo përveç tjerash do të jetë një promovim i jashtëzakonshëm për prodhimet tona, për mundësitë që ofron vendi ynë”, ka thënë ministri.

“Nga viti i ardhshëm bashkë me bizneset ne do të punojmë që të kemi një strategji konkrete të prezantimit të prodhimeve tona në disa nga panairet më të rëndësishme ndërkombëtare dhe që kanë ndikim në shitjen e prodhimeve tona në tregun evropian”, deklaroi ministri Krasniqi.

Ai shtoi se ministria po bën përpjekje që edhe në forma të tjera të prezantojë prodhimet e vendit, të cilat po zgjerohen dhe po rrisin cilësinë. Ministri po ashtu theksoi se do të rritet mbështetja e MBPZHR-së për fermat dhe bizneset e përpunimit përmes granteve në mënyrë që ato të rrisin prodhimin, cilësinë dhe të hapin vende të reja pune.

Meqë në panair, në standin e Kosovës do të jenë 12 tryeza të prezantimit të produkteve, në këtë takim me short u përcaktua tavolina prezantuese për secilën kompani.

Irfan Fusha, përfaqësues i Abi sh.p.k tha se iniciativa për pjesëmarrje në këtë panair është
jashtëzakonisht e qëlluar dhe një mundësi shumë e mirë për zgjerim të tregut për prodhimet vendore. Ai tha se edhe kompanitë pjesëmarrëse do të punojnë në një prezantim sa më të mirë të vendit dhe produkteve që Kosova prodhon.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31