MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Përfundon faza e parë e aplikimeve për grante në MBPZHR – 1618 aplikacione

06.04.2016

Ka përfunduar dje faza e parë e aplikimeve për mbështetje të projekteve për zhvillim rural/grante nga fondi prej 23 milionë eurove që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka planifikuar këtë vit. Aplikimi është mbyllur për tri masat mbështetëse, Masën 101 që ka të bëjë me prodhimin, Masën 302 që ka të bëjë me diversifikimin e fermave dhe turizmin rural si dhe Masën e ujitjes së tokave bujqësore.

Ndërkohë po vazhdon aplikimi deri më 25 prill për skemën e subvencioneve, si dhe për projektet e zhvillimit rural në Masën 103, që ka të bëjë me përpunimin e prodhimeve bujqësore. Edhe tek skema e subvencioneve janë planifikuar 23 milionë euro.

Nga raporti i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, që e implementon programin, numri total i aplikimeve në fazën e parë, për të tri masat e cekura me lartë është 1618. I ndarë sipas regjioneve numri i aplikimeve është ky:

Regjioni i Prishtinës         438 aplikacione
Regjioni i Prizrenit            382
Regjioni i Mitrovicës        225
Regjioni i Pejës                  194
Regjioni i Gjilanit              163
Regjioni i Ferizajt              115
Regjioni i Gjakovës           101

Në ditët në vazhdim pritet të fillojë vlerësimi administrativ i aplikimeve si dhe më pas kontrollet në terren.  Çdo proces i vlerësimit dhe kontrolleve në terren do të jetë transparent, dhe ministria do të publikojë në kohë përfituesit e mundshëm si dhe ata final. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31