MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Për progresin në bujqësi, raportohet në Bruksel

10.09.2015

Prishtinë, 10 shtator 2015 - Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi gjatë vizitës së tij në Bruksel, është takuar me përfaqësuesin e Drejtorisë për Zgjerim në Komisionin Evropian, Ruud Van Enk, të cilët kanë diskutuar për progresin e arritur në sektorin e bujqësisë në Kosovë, gjë e cila do të prezantohet edhe në Raportin e Progresit të KE-së, i cili publikohet në tetor të këtij viti.

Me këtë rast, zëvendësministri Januzi e njoftoi atë me programet zhvillimore të MBPZHR-së, përmes të cilave ai tha se po e zhvillojnë dhe fuqizojnë sektorin e bujqësisë në vend.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i Drejtorisë për Zgjerim në Komisionin Evropian, Ruud Van Enk, theksoi se sektori i bujqësisë ka rëndësi të veçantë në përafrimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Po ashtu, ai theksoi se reformat e bëra në legjislacionin bujqësor në Kosovë, do të ndikojnë si në rritjen e cilësisë së prodhimeve bujqësore ashtu edhe në rritjen e eksportit drejt tregjeve evropiane.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30