MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Peja, një komunë me potenciale të mëdha në bujqësi dhe e mbështetur në vazhdimësi nga MBPZhR-ja

08.12.2015

Prishtinë, 08 dhjetor 2015 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë, si dhe për mbështetjen e kësaj ministrie për fuqizimin e mëtejmë të sektorit në mbarë vendin, e në veçanti për fermerët e kësaj komune.

Me këtë rast, ministri Krasniqi, e ka njoftuar kryetarin për investimet e MBPZhR-së gjatë këtij viti, përmes të cilave ai tha se kanë përfituar edhe shumë fermer të kësaj komune, të cilët janë të njohur për veprimtaritë e tyre në sektor të ndryshëm të bujqësisë.  Ai po ashtu vlerësoi investimet që vet komuna po ndanë për bujqësi duke e trajtuar si një prioritet. Ky bashkëveprim, tha ai, sjell rritje të prodhimtarisë dhe punësim.

Ministri po ashtu e njoftoi kryetarin për mbështetjen e ministrisë për vitin e ardhshëm, ku ai tha se përmes masave të shumta përkrahëse për shumë sektor, do të zgjerojnë mbështetjen për fermerët e rajonit të Pejës.

Në këtë takim me theks të veçantë u diskutua për projektin turistik në Pejë, ‘Borea’ që përveç tjerash parasheh ngritjen e një qendre skijimi në këtë komunë. Ministri dhe kryetari u pajtuan që të kenë bashkëpunim kudo që kërkohet, si dhe të ndiqen të gjitha procedurat ligjore për fillimin e realizimit të tij.

Nga ana e tij, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri,  e falënderoi ministrin për gatishmërinë për përkrahjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë komunë. Në këtë takim u diskutuan edhe për mundësi të realizimit të projekteve të ndryshme bashkëpunimi, me qëllim edhe të promovimit dhe zhvillimit të turizmit rural.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31