Njoftim për fermerët përfitues të projekteve PZhR 2022
27.06.2023Prishtinë, 27 qershor 2023 - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njofton të gjithë fermerët përfitues të projekteve në kuadër të Programit për Zhvillim Rural 2022 / Grante, se mund t'i bëjnë kërkesat për shtyrje të afatit për Masën 1 dhe 7 në kohëzgjatje prej 30 ditësh nëse ka arsye të qëndrueshme, siç janë kushtet atmosferike apo sjellja e ndonjë makinerie specifike, me kusht që nuk keni shkelur afatet sipas Kontratës bazë.
Këtu bën përjashtim sektori i rrushit dhe akuakulturës.
Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka hartuar plotësim ndryshimin e U/A për ndryshimin dhe plotësimin e U/A (MBPZHR) 04/2022 për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes për Zhvillim Rural për vitin 2022 e ndryshuar dhe plotësuar me U/A 14/2022 i cili gjendet në diskutim publik deri më 27.06.2023 ku pas diskutimit publik pas 7 ditësh ky U/A hyn në fuqi.
Për çdo paqartësi mund të informoheni përmes numrave 038 200 38 440 dhe 038 200 38 896.