NJOFTIM PËR FERMERË
07.11.2023Të nderuar fermerë, Ju njoftojmë se me rastin e aplikimit për mbështetje në kuadër të Programit për Zhvillim Rural për vitin 2023 në sektorin e perimeve në fushë të hapur, përfshirë edhe patatet dhe depo, si investim i pranueshëm, përpos tjerash janë edhe Investimet në blerjen e mekanizmit, duke përfshirë traktorin përkatës për kultivimin e perimeve në fushë të hapur përfshirë edhe patatet. Mirëpo, me këtë rast duhet të ofroni dëshmi se keni pasur të mbjellë së paku 3 hektarë sipërfaqe të tokës bujqësore në pronësi, të trashëguar apo të marrë me qira me perime ose patate, të dëshmuara me dëshminë e marrjes së pagesës direkte nga viti paraprak.