MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Nis projekti për Inventarizimin e resurseve peshkore në Republikën e Kosovës

05.09.2023

Prishtinë, 5 shtator – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e mbështetur nga projekti i Organizatës Gjermane për Zhvillimi në Kosovë - GIZ dhe në bashkëpunim me ekspertët e Departamenti i Biologjisë / Fakultetit të Shkencave Matematikore Natyrore dhe Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë sot filluan me zbatimin e Projektit për Inventarizimin e resurseve peshkore në Republikën e Kosovës i cili do të zgjas deri më 10 shtator të këtij viti.

Kjo është edhe hera e parë që po realizohet një analizë e përgjithshme e stoqeve të peshkut në resurset ujore të Republikës së Kosovës, i cili ka për qëllim ekonomizimin dhe shfrytëzimin e këtij potenciali për zhvillimin e akuakulturës dhe peshkatarisë.

Projekti do të filloj në pellgun Liqenit të Drinit të Bardhë përmes të cilit përpos vlerësimit të stoqeve të peshkut do të realizohet edhe:

• Hulumtimi i gjendjes aktuale kualitative dhe kuantitative e përbërjes së ihtiopopulacionit në lumin Drini i Bardhë;

• Përcaktimi i shkallës së heterogjenitetit të ihtiofaunës në lokalitetet e zgjedhura në bazë të parametrave të fituar gjatë analizës së përbërjes kualitative dhe kuantitative të ihtiopopulacioneve dhe

• Inventarizim të detajuar të ihtiopopulacionit në regjionet e hulumtuara me theks të veçantë të llojet endemike, invazive dhe aliene përmes krahasimit dhe analizës së rezultateve të fituara.

Resurset e ujërave sipërfaqësorë në Republikën e Kosovës shfrytëzohen për konsum (pirje), ujitje dhe prodhimin e energjisë elektrike. Peshkataria është sektorë me potencial për zhvillim pasi që Kosova disponon lumenj dhe liqeje për mbarështimin e peshkut në kushte intenzive. Sipas të dhënave për Hidrografinë e Kosovës, vlerësohet se Republika e Kosovës ka vetëm 1,600 m³/ujë/vit për kokë banori. Për realizimin e projektit ekspertiza e Gjermane dhe vendore do të mbështeten edhe nga Federata e peshkatarëve Sportiv – Rekreativ e Kosovës.

Theksojmë se me realizimin e këtij projekti gjithashtu do të përmbushet njëri nga rekomandimit të dalë Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA).

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30