MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Në vitin 2015 rekord i prodhimit dhe shitjes së verës së Kosovës

24.03.2016

Prishtinë, 24 mars 2016 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Verës “Enologjia”, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin verarisë.

Po ashtu, gjatë këtij takimi ata janë njoftuar edhe me programet mbështetëse të ministrisë për vitin 2016, ku ministri Krasniqi tregoi se sektori i vreshtarisë dhe verëtarisë do të gjejë mbështetjen e ministrisë, si përmes granteve inevstive ashtu edhe përmes subvencioneve.

Duke parë rëndësinë e këtij sektori, ministri tha se MBPZHR-ja në vazhdimësi e ka rritur mbështetjen financiare për prodhuesit e këtij sektori në gjithë territorin e vendit, me qëllim  të shtimit të sipërfaqeve me vreshta të reja me rrush tryeze, e krahas kësaj edhe ai tha se synim kanë edhe përmirësimin e strukturës varietore, duke ndikuar kështu në stimulimin e eksportit drejt tregjeve të huaja, në veçanti tash tash pas hyrjes në fuqi të MSA-së që për verën e Kosovës e rritë kuotën e eksportit nga 2 milionë litra në 5 milionë. Ministri Krasniqi i uroi përfaqësuesit e verarive për rekordin e prodhimit dhe shitjes së verës që është shënuar vitin e kaluar. Ai shtoi se këtë vit janë lehtësuar kriteret dhe buxheti për rrush dhe verë është rreth 4 milionë euro.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Verës “Enologjia”, vlerësuan lartë mbështetjen e ministrisë, gjë që ka ndikuar në rritjen cilësisë, përmirësimin e teknologjisë së prodhimit dhe kushteve tjera të punës. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31