MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Modernizohen linjat prodhuese dhe përpunuese në sektorin e pemëtarisë

10.11.2015

Prishtinë, 10 nëntor 2015 – Investimet e vazhdueshme në agrobizneset vendore kanë ndikuar që në tregun vendor të kemi prodhime më cilësore dhe me standarde evropiane. E këto investime, të cilat po përkrahen në vazhdimësi nga grantet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Komisionit Evropian kanë  ndikuar që edhe kompania për prodhimin dhe përpunimin e frutave “Moea”, në fshatin Kravaricë të komunës së Gjilanit, të përmirësoj dhe të zgjeroj linjat e prodhimit dhe përpunimit në hapësirat e saj e krahas kësaj ajo ka zgjeruar edhe sistemin e ujitjes në sipërfaqet e kultivuara me pemë.

Gjatë përurimit të investimeve të reja në këtë kompani, ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, tha se me mbështetjen e projekteve bujqësore përmes granteve të MBPZhR-së po arrijnë të shënojnë sukses të jashtëzakonshëm në bujqësi, sidomos në sektorin e pemëve, që sipas tij është njëri ndër sektorët më me potencial dhe të dëshmuar tashmë.

“Unë jam i lumtur që si ministri kemi dhënë mbështetjen tonë për linjën e procesimit Frutomania, me një vlerë totale prej rreth 180 mijë euro, fillimisht për një sistem të ujitjes dhe më pas në përpunim. Dua të falënderoj ndërkaq Komisionin Evropian për mundësitë e mëdha që ka krijuar për ndërmarrësit tanë dhe një prej tyre edhe Frutomania që po e përmbyll me sukses grantin nga Komisioni Evropian”, tha ministri Krasniqi.

Ai theksoi se pemët janë një sektor mjaftë strategjik dhe me potencial në Kosovë dhe duke parë këtë potencial ministri tregoi se do të rrisin investimet në këtë sektor edhe për vitin e ardhshëm. “Këtë vit vetëm për pemë kemi ndarë rreth 5 milionë euro në grante dhe subvencione dhe kjo shifër do të rritet vitin e ardhshëm në mënyrë që të zgjerojmë sipërfaqet tona, të rrisim kapacitetet përpunuese, duke bërë kështu që të zëvendësojmë importet dhe natyrisht të jemi edhe më prezent në tregun evropian, tash kur edhe kemi nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, e cila liron nga doganat evropiane rreth 2500 produkte bujqësore kosovare”, tha ministri Krasniqi, duke ju konfirmuar fermerëve të kësaj zone se edhe në të ardhmen do të mbesin partnerë në hartimin e politikave programore dhe mbështetëse për bujqësinë.

Ndryshe, kompania “Moea” është përkrahur përmes grantit investiv të MBPZhR-së në vlerë prej 180 mijë euro, për zgjerimin e sistemit të ujitjes, si dhe për përmirësimin e procesit të përpunimit në linjën e procesimit të kësaj kompanie, Frutomania.

Po ashtu kjo kompani është përkrahur edhe përmes grantit investiv të KE-së në vlerë prej 420 euro.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31