REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministrja Zivic takoi zëvendësambasadorin e Hungarisë, Bela Bozsik

12.04.2019

Prishtinë, 12 prill 2019 –  Hungaria do të vazhdojë mbështetjen e sektorit të bujqësisë në Kosovë përmes formave të ndryshme të përkrahjes. Kështu është thënë sot në takimin që Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic pati me zëvendësambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, Bela Bozsik.

Gjatë këtij takimi krahas tjerash është biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, si dhe për prioritetet dhe projektet zhvillimore të MBPZhR-së. Ministrja Zivic e ka falënderuar zëvendësambasadorin Bozsik për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Kosovës për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm dhe shprehu gatishmërinë e saj që të thellohet dhe zgjerohet edhe më tej bashkëpunimi mes Kosovës dhe Hungarisë.

Nga ana e tij, zëvendësambasadori, Bela Bozsik,  ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31