MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Rikalo: Investimet e MBPZHR-së po i fuqizojnë agrobizneset vendore

17.10.2018

Me këtë rast, ministri Rikalo, ka thënë se Ministria e Bujqësisë përmes masave të shumta përkrahëse për  agrobizneset vendore po ndikon që ato të zgjerojnë veprimtaritë e tyre prodhuese dhe përpunuese, gjë që po ndikon edhe në rritjen e prodhimit bujqësor në vend e bashkë me këtë edhe në ndryshimin e bilancit tregtar.
 
“Ne si ministri me politikat tona strategjike jemi të orientuar në rritjen e kapaciteteve të prodhimit dhe në krijimin e kushteve sa më të favorshme për prodhuesit vendorë. Po ashtu, përmes investimeve që po bëjmë në sektorin e bujqësisë po ndikojmë që ky sektor të bëhet gjenerator i zhvillimit ekonomik dhe në këtë rol kyç luajnë edhe agrobizneset”, ka thënë ministri Rikalo.
 
Ndërkaq, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në hapjen e këtij panairi ka theksuar se është shumë e rëndësishme që prodhimet vendore të plotësojnë standardet në mënyrë që të jenë konkurruese në treg.
 
Produktet bujqësore në këtë panair janë duke i ekspozuar shumë kompani të vendit dhe rajonit, ndërsa ky panair, i cili mbështetet nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, KIESA- MTI dhe Komuna e Prishtinës, do të jetë i hapur deri më 19 tetor.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30