MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci viziton projektin e mbështetur nga MBPZhR në fshatin Pepaj në Rugovë

19.07.2023

Prishtinë, 19 korrik 2023 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci u mirëprit gjatë vizitës së tij në terren nga Hasan Lajqi në fshatin Pepaj të Rugovës i cili është përfitues i vlerës prej 100,000 Euro përmes Programit për Zhvillim Rural / Grante 2022 e nënmasës për Zhvillimin e Turizmit Rural dhe Agroturizmit, për ngritjen e kapaciteteve të Bujtinës "Buna".

Nga ky vend piktoresk, ku lartësia mbidetare arrin deri në 1750 m, Ministri i BPZhR-së, Faton Peci tha se po punojmë, që pikat agro-turistike t'i vendosim në hartë, sepse përmes kësaj fushë-veprimtarie zhvillohet një zinxhir i tërë vlerash që nga prodhimet bujqësore e blegtorale, deri tek rehatia, cilësia dhe mikpritja në bujtina të tilla.

Ndryshe, rreth 1.5 milionë Euro është vlera që ka përfituar zona e Rugovës për zhvillimin e turizmit rural dhe agroturizmit.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30