MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci viziton fermerë nga fshati Kçiq

16.04.2023

Prishtinë, 16 prill 2023 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci nën shoqërinë e deputetes Ardita Fejza, sot qëndruan për vizitë në fshatin Kçiq të Mitrovicës me ç’rast u mirëpritën me dashamirësi nga fermerë të këtij fshati.Duke parë nga afër punën dhe aktivitetin e tyre bujqësor, Ministri Peci u shpreh duke thënë se fshati Kçiq përbëhet nga bujq të vyer të cilët punojnë tokën me shumë vullnet dhe dashuri. 

Fermeri Gani Hasani, i konfirmoi edhe njëherë Ministrit Peci se sa i kënaqur është ai dhe fermerët tjerë me punën dhe angazhimin e Ministrisë në shërbim të fermerëve. Z. Hasani mbarështon rreth 35 krerë lopë, si dhe kultivon 15 hektarë misër e 5 hektarë grurë. 

Edhe Arben Pllana është blegtor i cili mbarështon 20 krerë lopë për mish, ndërsa mbjell e kultivon 7 hektarë patate e 5 hektarë misër. Arbeni është një ndër bujqit e vyer që ka fshati Kçiq i Komunës së Mitrovicës. 

Me fermerin Besnik Ibishin bashkëbiseduam rreth rritjes së përkrahjes. Ai kishte mbjellë 5 hektarë grurë, ndërsa kultivon rregullisht 15 hektarë misër. Besniku, përpos lopëve e buallicave, mbarështon bagëtitë e imta, si: 55 krerë dhi dhe 20 krerë dhenë. 

Ministri i BPZhR-së, Faton Peci dhe deputetja Ardita Fejza nga kjo vizitë takuan edhe bujq të tjerë të kësaj zone, si: Fatlum Pllana, Ymer Rushiti, Tahir Pllana, Fitim Pllana, Rexhep Pllana, Mexhiti Ibishi, Halil Berisha, të cilët punojnë dhe angazhohen me shumë vullnet në punën e tokës me qëllim të përfitimit, e gjithashtu edhe zhvillimit të bujqësisë në këtë anë të vendit. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31