MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci: Investimet e MBPZhR-së synojnë fermerët meritorë

18.10.2023

Prishtinë, 18 tetor – Në vazhdën e vizitave të tij në terren, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci qëndroi për vizitë në fshatin Koliq, tek fermeri Sami Shaqiri i cili e njoftoi Ministrin për gjithë veprimtarinë e tij bujqësore. Samiu njëherësh është përfitues i grantit për ngritjen e pemishtes me kumbull prej një sipërfaqe prej 40 ari dhe dardhë 1.40 ha në vlerë prej 86,820 Euro.

Duke parë vullnetin dhe dashurinë e tij për punën, Ministri Peci tha se çdo investim i MBPZhR-së është i destinuar dhe synon përkrahjen e fermerëve meritorë.

Ai ka të mbjellë kumbulla të një varieteti të rrallë, prej të cilave Samiu pret të prodhojnë deri në 20 ton rendiment në vitin e tyre të katërt. Përmes këtij investimi ai shprehet se ka gjeneruar punësim duke angazhuar një numër të konsiderueshëm të punëtorëve.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31