REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa vizitoi Anamoravën

20.10.2020

Gjilan, 20 tetor 2020 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi vizitë pune në regjionin e Anamoravës, ku takoi kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri atë të Kamenicës, Qëndron Kastrati, të komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe atë të Ranillugut Vladica Aritonoviç, si dhe me përfaqësues të komunave Artanë e Partesh.

Përfaqësuesit e regjionit të Anamoravës njoftuan Ministrin Mustafa për gjendjen në komunat e tyre, ku mes tjerash u fol edhe për sektorin e bujqësisë dhe sfidat e fermerëve.

Nga ana tjetër, Ministri Mustafa tha se nuk do të kursehet, as ai dhe as ministria, për t’u dalë krah fermerëve në tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohen fermerët në regjionin e Anamoravës.

Ministri Mustafa u zotua se brenda mundësive që ka Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do ta përkrahë këtë regjion në të gjitha nivelet e mundshme.

Para përfaqësuesve të këtij regjioni, ministri foli edhe për subvencionet, pagesa e të cilave ka filluar këtë javë, kurse fermerët do të subvencionohen dy herë.

Ministri Mustafa foli edhe për Master Planin e ujitjes së tokave bujqësore, plan i cili pritet të realizohet gjatë 10 viteve të ardhshme dhe nga i cili Anamorava si regjion, do të përfitojë fuqishëm.

Përfaqësuesit e regjionit të Anamoravës, vizitën e Ministrit Mustafa e cilësuan të vlefshme dhe inkurajuese për fermerët e kësaj ane.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31