REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa siguron mbështetje për fermerët, krahas gjendjes emergjente në vend

19.03.2020

Prishtinë, 19 mars 2020 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa i shoqëruar nga U.d. Kryeshefi dhe inspektorët e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë kanë vizituar sot fermerin Brahim Delia, në fshatin Komogllavë të Komunës së Ferizajit.

Ministri Mustafa është njoftuar nga afër me implementimin e projektit për ndërtimin e stallës për mbarështim të deleve, projekt ky i përkrahur përmes granteve investive të MBPZhR-së.

Për shkak të gjendjes së krijuar nga virusi COVID-19, Ministri ofroi mbështetjen e tij të plotë për të qenë pranë fermerëve dhe agro-përpunuesve që kjo situatë të menaxhohet sa më mirë dhe të mos ketë ngecje në implementimin e projekteve. Në këtë drejtim, Ministri Mustafa tri ditë më parë, më 16 mars, ka nxjerrë një vendim për shtyrjen e përkohshme të afateve për implementimin e projekteve përfituese të granteve te vitit 2019.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31