REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa ka intensifikuar pagesat për fermerët përfitues nga viti 2019

20.03.2020

Prishtinë, 20 mars 2020 - Marrë parasysh gjendjen emergjente në të cilën po kalojmë dhe pas miratimit të buxhetit në Kuvendin e Kosovës, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka kërkuar intensifikimin e realizimit të pagesave për fermerët përfitues të granteve dhe subvencioneve nga viti 2019.

Saktësisht, gjatë kësaj jave janë realizuar pagesat për 33 fermerë përfitues të granteve në vlerë prej 642.909,89 euro dhe pagesat për 1.669 fermerë përfitues të subvencioneve në vlerë prej 1.812.977,06 euro. Pra, gjithsej janë realizuar pagesat për 1.702 fermerë në vlerë prej 2.455.886,95 euro.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31