MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Krasniqi takoi ambasadorin e ri të Austrisë, Gernot Pfandler

08.12.2015

Prishtinë, 08 dhjetor 2015 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e ri të Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler. Ministri Krasniqi e njoftoi ambasadorin për politikat zhvillimore të kësaj ministrie, si dhe për të arriturat dhe sfidat në bujqësi. Ai tregoi se përmes Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti, kanë arritur të rrisin mbështetjen për fermerët përmes granteve investive dhe pagesave direkte.  Kjo, tha ai, ka ndikuar në rritje e prodhimit, hapjen e vendeve të reja të punës si dhe hapjen e fermave e bizneseve të reja dhe qëndrueshmërinë e atyre ekzistuese.

Ministri Krasniqi, po ashtu e njoftoi ambasadorin edhe për përgatitjet për programin e vitit të ardhshëm, përmes të cilit tha se do të angazhohen në zgjerim të mbështetjes për fermerët anë e mbanë vendit e bashkë me këtë ai tha se do të angazhohen në një implementim sa më efikas dhe transparent në punë. Ai falënderoi ambasadorin për mbështetjen që Austria ka dhënë për Kosovën në të gjitha fushat. Në këtë drejtim ai shprehi gatishmërinë që të thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e bujqësisë, në veçanti në shkëmbimin e përvojave për bujqësinë.

Nga ana e tij, ambasadori Gernot Pfandler, vlerësoi angazhimet që janë bërë deri më tani në zhvillimin e bujqësisë dhe rikonfirmoi mbështetjen për Kosovën, dhe tha se në fokus do të jetë edhe bujqësia, si sektori kryesor për zhvillimin ekonomik. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31