Ministri Krasniqi takoi ambasadorin e Hungarisë, Lorent Balla
12.03.2015Prishtinë, 12 mars 2015 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Lorent Balla, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë, si dhe për planet e MBPZhR-së për fuqizimin e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në vend.
Ministri e njoftoi ambasadorin se sivjet është dyfishuar buxheti për bujqësinë dhe kjo se kjo iu ka mundësuar që në Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti të rrisin mbështetjen për fermerët përmes granteve investive dhe pagesave direkte.
Me këtë rast, ministri Krasniqi, e ka falënderuar ambasadorin Balla për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Kosovës për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, por edhe në bujqësi, me theks të veçantë në aspektin e binjakëzimit. Ministri, vlerësoi në veçanti angazhimin personal të ambasadorit për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë e tij që të thellohet dhe zgjerohet edhe më tej bashkëpunimi mes Kosovës dhe Hungarisë.
Nga ana e tij, ambasadori Lorent Balla, ka uruar ministrin Krasniqi për detyrën e re dhe rikonfirmoi gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit.