MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Krasniqi para deputetëve: Mbështetja për bujqësinë po rritet çdo vit!

13.04.2016

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka raportuar sot para Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor.

Ai paraqiti para deputetëve anëtarë të këtij komisioni të arriturat dhe sfidat gjatë vitit 2015 në bujqësi dhe pylltari si dhe foli për planifikimet për këtë vit.

Më poshtë gjeni disa nga pikat e prezantimit të ministrit Krasniqi para komisionit:

GRANTE DHE SUBVENCIONE 2015
Në vitin e kaluar kemi implementuar një program prej 43 milionë eurove, 20 në grante dhe 23 në subvencione.

Faza e aplikimit ka zgjatë 45 ditë dhe çdo dokument, kriter, procedurë ka qenë transparente.

Vlerësimi ka përfunduar në muajin korrik dhe gusht për grantet ndërkaq për subvencionet edhe më herët, në fillim të qershorit

Vlen të theksohet se subvencionet për mbi 11 mijë fermerë sa kanë përfituar për grurë janë paguar para korrje e shirjeve.

Pagesat për subvencionet janë kryer pothuajse të gjitha në vitin 2015, përjashto rastet e zakonshme që na ndodhin kur ka gabime në xhirollogari apo mospërputhje tjera në ndonjë të dhënë të aplikuesve.

Edhe pagesat e granteve , më shumë se gjysma e tyre nga totali prej 20 milionë euro janë paguar gjatë vitit 2015. Një pjesë tjetër kanë mbetur për këtë vit sepse disa i takojnë masës së përpunimit ku implementimi zgjatë 1 vit, ndërkaq një pjesë për shkak të alokimit të mjeteve si dhe kalkulimeve të shpenzimeve të bëra nga përfituesit e projekteve zhvillimore.

Numri total i përfituesve në grandet he subvencione ka qenë mbi 37 mijë fermerë dhe agrobiznese.

Këto projekte siç e dini kanë qenë publike dhe me lejoni të japë disa statistika të atyre të përfituesve.

Numri total i përfituesve nga grantet e MBPZHR-së është 389 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Investimet totale në këto projekte mbi 31 milionë e 600 mijë euro, prej të cilave nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural investime janë mbi 19 milionë e 300 mijë euro, ndërkaq mbi 12 milionë euro janë investime nga vet fermat dhe kompanitë përpunuese.

Nga indikatorët e përgatitur, bazuar në projektet e fermave, do të hapen 1500 vende të reja pune direkte dhe të rregullta. Nga impakti i këtyre investimeve dhe vendeve të rregullta të punës, do të hapen edhe rreth 1000 vende pune indirekte në sektorë që ndërlidhen me bujqësinë.

Në total, numri i vendeve të reja të punës, të rregullta dhe indirekte shkon në rreth 2500.


GRANTET 2015 NEPER SEKTORË
Sektori për pemë drufrutore, 42 përfitues – investimi nga MBPZHR – 2,344, 918.00

Sektori për pemë manore, 29 përfitues – investimi nga MBPZHR – 1,369, 558.28

Sektori për Serra dhe depo për ruajtje të perimeve, 65 përfitues – investimi nga MBPZHR – 3,275, 340.85

Sektori Trashja e viçave, 27 përfitues – investimi nga MBPZHR – 1,469,504.64

Sektori Rritja e brojlerëve, 16 përfitues – investime nga MBPZHR – 841,681.23

Sektori Prodhimi i qumështit nga lopët, 43 përfitues – investimi nga MBPZHR – 1,808,347.38

Sektori Prodhimi i qumështit nga delet dhe dhitë, 16 përfitues – investimi nga MBPZHR – 736,215.85

Sektori i rrushit, 26 përfitues – investimi nga MBPZHR – 350,681.80

Sektori i vezëve, 5 përfitues – investimi nga MBPZHR – 295,511.85

Përpunimi i qumështit, 6 përfitues – investimi nga MBPZHR – 1,005,739.90

Përpunimi i mishit, 9 përfitues – investimi nga MBPZHR – 1,604,928.00

Përpunimi i pemëve dhe perimeve, 13 përfitues – investimi nga MBPZHR – 2,244,316.10

Prodhimi i verës, 4 përfitues – investimi nga MBPZHR – 386,675.00

Ujitja e tokave bujqësore 2015, 6 përfitues – investimi nga MBPZHR – 644,648.80

Bletaria, prodhimi/përpunimi dhe marketingu i mjaltit, 53 përfitues – investimi nga MBPZHR – 447,415.15

Grumbullimi dhe përpunimi i prodhimeve jodrusore të malit dhe marketingu i tyre, 7 përfitues – investimi nga MBPZHR – 117,096.20

Përpunimi i prodhimeve bujqësore (të kultivuara) dhe marketingu i tyre, 10 përfitues – investimi nga MBPZHR – 180,010.16

Zhvillimi i aktiviteteve artizanale dhe marketingu i tyre, 4 përfitues – investimi nga MBPZHR – 57,428.80.

Zhvillimi i turizmit rural dhe turizmit në fermë, 7 përfitues – investimi nga MBPZHR – 142,960.61


GRANTET DHE SUBVENCIONET 2016
Këtë vit kemi planifikuar një buxhet prej 46 milionë eurove, 23 në grante dhe 23 në subvencione.

Fazat e aplikimit janë hapur me 25 shkurt  dhe për një pjesë të masave mbështetëse ka përfunduar afati dhe pritet të nisë vlerësimi.

Edhe këtë vit gjithçka ka qenë transparente në procedura dhe kritere dhe do të jetë gjithçka publike. Kemi mbajtur me dhjetëra trajnime këshilluese për proceset e aplikimit dhe fushatë mediale.

Vlen të përmendet se dokumentet kanë qenë të gatshme edhe në gjuhen serbe, si për grante ashtu dhe subvencione. Janë mbajtur dhjetëra sesione informuese dhe këshilluese për procedurat dhe kriteret e aplikimit dhe vlerësimit.

Kemi bere lehtësime në shumë procedura, si shembull kemi hequr shkollën e mesme, kemi lehtësuar kriterin tek lopët qumështore si dhe kemi zbritur sipërfaqen minimale të tokës së nevojshme qoftë tek pemët, rrushi, perimet dhe sektori i mishit.

Në presim që nga ky program të mbështesim mbi 40 mijë fermerë, prej të cilëve mbi 400 në grante dhe pjesa tjetër në subvencione.

Synojmë që edhe këtë vit pagesat të kryhen me kohë, edhe më shpejt se sa vitin e kaluar.

Nga programi presim që të hapen rreth 3 mijë vende të reja pune në bujqësi.

Këtë vit subvencionojmë për herë të parë bujqësinë organike, thëllëzat, akuakulturën, arrën dhe lajthinë si dhe kemi rritur shumën e subvencionimit në disa kultura dhe aktivitete bujqësore.


DËMET NË BUJQËSI
Në angazhimet e tjera këtë vit për herë të parë është bërë një kompensim i dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe erërat.

Ne në ndërkohë kemi finalizuar masën e përhershme të kompensimit të dëmeve në bujqësi, që do të jetë një masë e hapur për aplikim gjatë gjithë vitit kurdo që të ketë fatkeqësi natyrore.

Edhe për vërshimet e muajit mars presim raportet finale nga të gjitha komunat e prekura dhe sërish do të marrim vendim në qeveri për kompensim të pjesshëm.


PROMOVIMI, SHKEMBIMET TREGTARE
Vitin e kaluar një kemi mbajtur një fushatë për promovimin e prodhimeve vendore dhe punës së fermerëve. Nga hulumtimet e fundit është rritur në 65 % konsumi i prodhimeve vendore, pra ka rënie të importit.

Sipas statistikave të ASK-së në vitin 2015, krahasuar me vitin 2014 është rritur eksporti i produkteve bujqësore për 6 %.

Vitin e kaluar për herë të parë është publikuar Regjistrimi i Bujqësisë në Kosovë

Në çdo vit po nxjerrim raportin e gjelbër ku japim analiza për vitin paraprak si dhe kemi nxjerrë analizat e tregut dhe prodhimit për gati secilin produkt apo edhe aktivitet bujqësor. Të gjitha janë të qasshme për publikun.

Barrierat tregtare me Shqipërinë sa i përket vezëve dhe rrushit janë hequr por edhe miellit.

Në muajin janar kemi dërguar në Panairin më të madh të bujqësisë, Green Ëeek në Berlin, 12 kompani agro-përpunuese nga Kosova dhe me vjen mirë që jemi prezantuar mjaftë mirë atje, pasi kompanitë tona kanë shitur produktet dhe kanë lidhur marrëveshje me shumë tregtarë nga Evropa.

Kemi mbështetur organizimin e panaireve dhe fushatave të ndryshme në Kosovë që i organizon Oda Ekonomike e Kosovës, si dhe shoqatat dhe organizatat e tjera.


BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR
Kemi vazhduar me zbatimin e Projektit ARDP me Bankën Botërore. Gjatë këtij muaji do të zhvillojmë takimet finale në lidhje me Financimin Shtesë për këtë projekt për vitet 2017 e tutje.

Jemi duke implementuar projekte të përbashkëta edhe me GIZ gjerman, me Agjencinë Italiane për Zhvillim, projekte më të vogla të mbështetura nga Ambasada e Francës, me FAO, përmes mbështetjes finlandeze në pylltari, si dhe me partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

Zyra e BE-së në Kosovë është në proces të implementimit të Programit IPA 2014, por ky proces është duke u zhvilluar me pak vonesa. Në kuadër të IPA II, bujqësia është ndër prioritetet kyçe dhe mbështetja përmes financimit nga KE do të jetë ndihmuese për zhvillimin e mëtejmë të sektorit.

Po ashtu, në rrafshin bilateral, ne jemi përqendruar më shumë tek shtetet e rajonit. Janë zhvilluar vizita dhe takime bilaterale në Shqipëri, Mal të Zi, Slloveni, Bullgari, Hungari, etj. dhe jemi duke punuar në drejtim të nënshkrimit të Memorandumeve të Bashkëpunimit me këto shtete.

Po ashtu, së shpejti do të definojmë një program të saktë të bashkëpunimit me Gjermaninë, me të cilët kemi arritur pajtim për të na mbështetur në disa nga fushat më prioritare të sektorit, veçanërisht në kuadër të edukimit dhe transferimit të njohurive dhe praktikave moderne të punës në ferma.


LEGJISLACIONI
Sa i përket legjislacionit, ne kemi vazhduar punën duke konsultuar edhe me tej grupet e interesit, dhe duke e ditë situatën në Kuvend, nuk i kemi dërguar në qeveri për miratim. Ligji i ri për Pyjet dhe Ligji për Ushqimin janë të gatshëm dhe presim gjatë këtij muaji ose gjatë muajit maj t’i dërgojmë në Qeveri për miratim.

Kemi nxjerrë disa akte nënligjore sa i përket shërbimeve këshillimore ndërkaq kemi hapur edhe një uebfaqe moderne për këshilla bujqësore për fermerët tanë.


INSTITUTI BUJQËSOR
Instituti Bujqësor i Kosovës (IBK), ka arritur që të akreditojë laboratorin e kontrollit të kualitetit të farërave dhe laboratorit analitik, ku përmes tyre po krijohen mundësi më të mira për kontrolle laboratorike të cilësisë së ushqimeve dhe pijeve, tokës bujqësore, imputeve e prodhimeve bujqësore, si dhe fidanëve.

Unë kam vizituar institutin dhe atje po përmbyllim investimet në renovimin e objektit, për kushte më të mira dhe kemi shtuar stafin profesional.

Synojmë që përmes formave të ndryshme, promovimit dhe përfshirjes në nisma të ndryshme ky institut të fuqizohet.


PYLLTARIA

Edhe këtë vit ne do të vazhdojmë me programin për ripyllëzim të sipërfaqes së tokës pyjore. Vitin e kaluar janë ripyllëzuar 511.10 ha me 1.255,325 fidane.

Mbeshtetur ne Planin Vjetor për Menaxhim me Pyje per vitin 2016, është planifikuar pyllëzimi i 315 ha ne disa nga Komunat e Kosoves, kryesishte me lloje te fidaneve halore. Numri i fidaneve qe planifikohet te mbillen është 787,500 copë. (2500 copë fidane për 1ha).

Edhe këtë vit bashkë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale kemi nënshkruar marrëveshjen për punësimin sezonal të mbi 600 punëkërkuesve në Zyrat Komunale të Punësimit, të cilët do të angazhohen në mbrojtje të pyjeve dhe ripyllëzim.

Autoritetet Pyjore Komunale gjatë vitit 2015 kanë ngritur:

Fletparaqitje kundervajtese 3819

Fletparaqitje penale 1471

Gjithsejt: 5290

Ndersa Inspektorati Pyjor i Kosoves ne kuader te APK-se gjatë vitit 2015 ka ngritur:
Fletparaqitje kundervajtese 169

Fletparaqitje penale 11

Gjithsejt: 180


TOKAT BUJQËSORE
Gjatë këtij viti në bashkëpunim edhe me dikasteret tjerë pres që të fillojmë ndryshimet për Ligjin për AKP-në ku ne synojmë që tokat bujqësore të paprivatizuara t’i kthejmë në menaxhim të qeverisë dhe kështu t’i japim për investime strategjike në fushën e bujqësisë. Ky propozim i imi është mbështetur në qeveri dhe besoj se shumë shpejt ndryshimet do të nisin.

Po përpiqemi që në bashkëpunim me komunat të ruajmë tokat bujqësore. Ne kemi shtrënguar procesin e verifikimit dhe dhënies së lejeve, sepse mendojmë se është e rëndësishme të ruhet toka e mirë për bujqësi.

Por kërkojmë në vazhdimësi edhe nga komunat që të respektojnë procedurat dhe ligjet por edhe vet ta konsiderojnë tokën bujqësore si një aset të rëndësishëm për zhvillim ekonomik përmes kultivimit të saj dhe jo ndërtimeve.


ULJA E SHPENZIMEVE

Dua të përmend se edhe në raportet e fundit që kemi marrë nga departamenti i financave kemi pasur zvogëlim të shpenzimeve në disa kategori si dreka zyrtare dhe publikime të ndryshme, por edhe në telefoni.

Këtë vit kemi eliminuar pagesën e qirasë pasi AZHB-në e kemi vendosur në objekt publik, në kushte edhe më të mira të punës , në ndërtesën ku ka qenë më herët prokuroria e shtetit.


  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31