MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri i BPZhR-së, Faton Peci po qëndron për vizitë zyrtare në Katar

22.02.2024

Prishtinë, 22 shkurt 2024 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, gjatë vizitës së tij zyrtare në Katar, zhvilloi një takim të rëndësishëm me homologun e tij z. Abdullah bin Hamad bin Abdullah Al Attiya, me ç’rast u dakorduan që të nënshkruajnë një protokoll bashkëpunimi përmes së cilit do konkretizojnë bashkëpunimin ndër-institucional dhe ndërshtetëror në sektorin e bujqësisë.

Ndryshe, në Panairin AGRITEQ i cili po mbahet në Katar, pjesëmarrës janë një numër i konsiderueshëm i kompanive nga Kosova.
Pjesëmarrja e këtyre kompanive vjen si iniciativë e Presidentes së Kosovës znj. Vjosa Osmani dhe koordinimit me autoritetet e Katarit, me qëllim të rritjes së mundësive për investime në Republikën e Kosovës. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30